13:26 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Presidenti për gazin në seancë: Pamje të tmerrshme për Kosovën në botë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka quajtur pamje të tmerrshme të Kosovës në botë hedhën e gazit lotsjellës në Kuvend.

Thaçi ka ftuar deputet që të vazhdojnë punën e  tyre, duke thënë se demarkacioni duhet të kaloj sot.

Presidenti u ka thënë deputetëve që të mos lejojnë të sfidohen nga askush, sidomos jo nga ata që duan të mbajnë Kosovën larg vlerave evropiane dhe të izoluar, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe pamje e tmerrshme për Kosovën në botë. I ftoj deputetët që të vazhdojnë me punën e tyre, pavarësisht taktikave të rrezikshme të kundërshtarëve të liberalizimit të vizave. Demarkacioni duhet të kaloj sot. Kjo është ajo që presin qytetarët e vendit, pa dallim partie apo etnie. Votimi i demarkacionit nënkupton lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Mjaft i kemi humbur tre vjet me kauza të rrejshme, që po e mbajnë Kosovën dhe qytetarët të izoluar. Tani është momenti i së vërtetës dhe i veprimit. Vendimi i deputetëve pro ratifikimit të marrëveshjes është vullneti i qytetarëve që duan t’i përqafojnë vlerat evropiane. Mos lejoni që të sfidoheni nga askush, sidomos jo nga ata që duan ta mbajnë Kosovën larg vlerave evropiane dhe të izoluar. HTH/Indeksonline/