15:51 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Presidenti rriti tarifën e metrosë, 11 të vdekur nga protestat në Kili

Të paktën 11 persona kanë vdekur në Kili, ndërsa dhuna dhe protestat në vend vazhdojnë.

Kryebashkiakja e kryeqytetit Santiago, Karla Rubilar tha se tetë njerëz vdiqën të dielën, ditën më vdekjeprurëse pas një javë protestash mbi rritjen e çmimit të biletave të transportit publik.

Shumë nga vdekjet kanë ndodhur gjatë grabitjeve kur një supermarketi ju vendos zjarri.

Protestat janë rritur për të reflektuar zemërimin për koston e jetesës dhe pabarazinë, pavarësisht se Presidenti Sebastian Piñera njoftoi të shtunën se ministrat do të pezullojnë planet për të rritur tarifat e metrosë.

“Ne jemi në luftë me një armik të fuqishëm, të pamëshirshëm, që nuk respekton askënd ose asgjë,”-u tha Pinera gazetarëve.

Ndërsa kryebashkiakja u drejtoi një mesazh: “Ne po mundohemi të rikthejmë paqen te njerëzit. E morëm mesazhin tuaj, por për ta realizuar atë duhet të dialogojmë në paqe.”

Linja ajrore e Kilit, LATAM Airlines Group tha në një deklaratë se kishte anuluar mbi 200 fluturime ndërmjet mbrëmjes së të dielës dhe mëngjesin e së të hënës, duke ndikuar në fluturimet ndërkombëtare dhe vendase.