75 Mall Live Search
19:44 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Presidenti Rugova fliste për Ushtrinë e Kosovës në vitet e 90’ta

Një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova ishte edhe Adnan Merovci.

Po i njëjti, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka kujtuar kohën kur ish- presidenti Rugova mendonte për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

“”Kur t’ia boj Adnanit nja dy pushkë, flasim ndryshe”, thoshte Presidenti RUGOVA në fillimvitet e ’90-ta. Fjalën e kishte për Ushtrinë e Kosovës dhe aderimin në NATO! Urime!”, ka shkruar ai krahas fotografisë të publikuar në llogarinë e tij në Facebook./Indeksonline/