16:47 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Zbulohet fotografia e papublikuar më parë e Ibrahim Rugovës në Amerikë!

Drejtuesit institucional dhe shumë fytyra të ndryshme publike kanë përkujtuar sot presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Për përvjetorin e 12-të Rugovës, bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Adnan Merovci, ka publikuar një fotografi të rrallë, të paparë më parë të Rugovës në SHBA, transmeton Indeksonline.

Merovci ka shkruar  se Rugova kishte mendjen, punën, orientinimin dhe gishtin kah Pavarësia.

Postimi i plotë:

Në vend të përkujtimit për 12 vjetorin e ndërrimjetës!
Presidenti RUGOVA kishte mendjen, punën, orientimin dhe gishtin kah INDEPENDENCE (Pavarësia)!
Foto ekskluzive të cilën e kam bërë në vitin 1997, afër Capitol Hill në Washington D.C.