22:50 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Fotografi e rrallë, kështu u prit Ibrahim Rugova pas çlirimit të Kosovës

Bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugovës, Adnan Merovci është kthyer pas me kohen derisa ka kujtuar momentin kur pas luftës Ibrahim Rugova ishte kthyer në Kosovë.

“Kthimi i Presidentit RUGOVA në Kosovë pas çlirimit! Foto: Ura e kryqëzimit të rrugës Ferizaj-Gjilan 1999”, ka shkruar Mervoci në Facebook.

Kujtojmë se Rugova, gjatë bombardimeve të NATO-s mbi caqet jugosllave, ishte marrë nga rezidenca e tij për t’u dërguar në Beograd në një takim me presidentin e atëhershëm të Jugosllavisë, Sllobolan Milosheviq.

Takimi kishte ngjallur jo pak reagime kundërshtuese në Kosovë.

Pas këtij takimi, Rugova ishte larguar për në Itali.

Me të përfunduar lufta, ai ishte kthyer në Kosovë.