10:55 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / OSH

Presidenti Sassoli, Osmanit: BE-ja është këtu për t’ju mbështetur

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, pas takimit me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, tha se është i gëzuar që Kosova mbetet në rrugën e reformës, e cila do të çojë në një të ardhme më të prosperuar, shkruan IndeksOnline.

Sassoli i tha se luftimi i krimit dhe korrupsionit do t’ju sjellë më pranë BE-së dhe do të përmirësojë jetesën e të gjithë qytetarëve.

“Faleminderit @VjosaOsmaniMP për këtë shkëmbim interesant! Të gëzuar duke parë që Kosova mbetet në rrugën e reformës, e cila do të çojë në një të ardhme më të prosperuar. Luftimi i krimit dhe korrupsionit do t’ju sjellë më pranë BE-së dhe do të përmirësojë jetesën e të gjithë qytetarëve. BE-ja është këtu për të mbështetur”, shkroi ai./IndeksOnline/