15:53 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Presidenti shkatërron me buldozer makinat me vlerë 5,5 milion dollarë [Video]

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka mbikëqyrur shkatërrimin e automjeteve dhe motoçikletave luksoze me vlerë prej 5.5 milion dollarë si pjesë e fushatës së tij kundër korrupsionit.

Një video tregon Duterte-n duke shikuar buldozerin që shkatërron 76 makina dhe motoçikleta të kontrabanduara, duke përfshirë modele nga Lamborghini, Mercedes-Benz dhe Porsche.

Automjetet e shkatërruara ishin të gjitha pjesë e një bastisje prej 800 të importuar ilegalisht në Filipine, tha një deklaratë e shtypit nga Qeveria e Filipineve.

Kjo nuk është hera e parë që Duerte e bën këtë gjë. Në muajin shkurt, ai urdhëroi shkatërrimin e 30 makinave luksoze. /IndeksOnline/