16:02 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Presidenti slloven i adresohet Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së nesërme do të mbajë seancë solemne për ndër të Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Seanca do të fillojë në ora 9:45, ndërkaq pikë e vetme e rendit të ditës është adresimi i presidentit slloven deputetëve të Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/