18:10 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi: Forca Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës është duke zhvilluar ndeshjen e radhës me ekipin e Ishujve Faroe.

Me këtë rast presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se fitorja ndaj Ishujve Faroe është jetike në betejën e kombëtares së Kosovës për të fituar grupin, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Një trepikësh ndaj Ishujve Faroe sonte në Tórshavn është jetik në betejën e djemve tanë për ta fituar grupin. Forca Kosova! HTH ??