19:18 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi interesohet për gjendjen shëndetësore të ambasadores turke

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është interesuar për gjendjen e ambasadores turke, Kivilcim Kiliç pas aksidentit në të cilin ishte përfshirë edhe ajo në fshatin Mramor.

Burime të Indeksonline tregojnë që Presidenti Thaçi ka kontaktuar me Klinikën Emergjente në QKUK dhe mjekun, duke u interesuar për gjendjen e Kiliç.

Ndryshe, si pasojë e këtij aksidenti kanë ndërruar jetë tre persona./Indeksonline/