20:27 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Presidenti ukrainas kërkon një forcim të sanksioneve kundër Rusisë

Presidenti i ri ukrainas, Volodimir Zelenski i bëri thirrje të mërkurën Perëndimorëve që të përforcojnë sanksionet kundër Moskës, që vendosi të thjeshtësojë dhënien e kombësisë ruse për banorët e rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës.

“Ukraina beson në mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar dhe mbi rritjen e presionit diplomatik dhe të sanksioneve kundër Rusisë”, deklaroi në një komunikatë ekipi i Zelenskit, i cili fitoi të dielën zgjedhjet presidenciale me më shumë se 73% të votave.