Presidentit Trump i del në “shesh” historia e dashurisë me modelen e Playboy
Avokati Michae Cohen që i ka shërbyer prej shumë vitesh presidentit amerikan Donald Trump ka regjistruar këtë të fundit teksa diskuton në 2016-ën për pagesë që i ishte bërë një ish modele të revistës Playboy.
Modelja Karen McDougal pretendon se ka qenë e përfshirë në një marrëdhënie afatgjatë seksuale me Donald Trump.
Autoritetet vendase kanë marrë një kopje të bisedës të presidentit me avokatin Michael Cohen rreth 2 muaj para Ditës së Zgjedhjeve. Në regjistrim flitet për historinë 1 vjeçare të Trump me modelen e Playboy të cilën ai e pagoi 150 mijë dollarë që të mos zbulonte asgjë për mediat.
Regjistrimet janë marrë pas bastisjes së FBI në shtëpinë e avokatit dhe në zyrën e tij në New York.
Ndërkohë, modelja McDougal pretendon se lidhja e saj e fshehtë me Trump ka nisur vetëm pak pas ardhjen në jetë të djalit të vogël të Presidentit, Barron i cili ka lindur në 2006. Dhe ç’është më interesantja, pagesa që i është bërë në regjistrimin me avokatin e tij nuk ka qenë e para dhe e vetmja që Presidenti i ka bërë modeles, shkruan JOQ.al.
Kujtojmë, këtu që kjo nuk është hera e parë që Presidentit Trump i dalin në “shesh skandale të këtij lloji, vetëm para pak kohësh është folur për çështjen e tij me pornostaren, Stormy Daniels.
Më poshtë shikoni disa foto: