09:15 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / MSH

Presidentja Osmani takon homologen e saj në Singapor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qendruar për vizitë zyrtare në shtetin e Singaporit.

Atje u prit në takim nga presidentja Halimah Yacob, njofton Indeksonline.

Së bashku biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë teknologjinë, arsimin e energjinë.

“Singapori shquhet për zhvillimin dinamik, avancimin teknologjik dhe shndërrimin në një prej epiqendrave të aktivitetit ekonomik në Azi. Në këtë kontekst potencova mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme, nga politika e jashtme e deri te teknologjia, energjia, arsimi e shumë fusha të tjera. Prandaj, kjo vizitë konfirmon gatishmërinë e dyanshme për intensifikim të bashkëpunimit” ka shkruar presidentja Osmani.

May be an image of 2 people, people sitting, people standing and indoor

Vizita e Osmanit në Singapor vjen pas zhvillimeve të javës së kaluar në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt në Buksel.