23:51 / E Martë, 24 Tetor 2023 / MSH

Presidentja viziton kampin “Dodge” në Iowa

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka nisur vizitën zyrtare në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Në ditën e parë të vizitës, ajo ka vizituar kampin ‘Dodge’.

Presidentja Osmani ka shkruar në platformën ‘X’, se Garda Kombëtare e Iowas ka luajtur rol kryesor në forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovë.

“Në Camp Dodge, ne fillojmë vizitën tonë zyrtare në Iowa. Garda Kombëtare e Iowas ka luajtur një rol kyç gjatë viteve në forcimin e kapaciteteve dhe aftësive të Forcës sonë të Sigurisë. Ne jemi këtu për të zgjeruar partneritetin tonë simotër shtetëror dhe për të forcuar më tej lidhjet tona të pathyeshme me SHBA”, ka shkruar Osmani.