18:48 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pretendohet se hakerët mund të marrin informacionet e përdoruesve të Amazon, Apple, Facebook, Google dhe Microsoft.

Sipas një raporti, një kompani softuerike, izraelite pretendon të jetë në gjendje të marrë të dhënat private të njerëzve  që janë përdorues të Amazon, Apple, Facebook, Google dhe Microsoft.

NSO Group është në gjendje të hyjë në të dhënat e gjigantëve të teknologjisë në mënyrë që të vjedhin informacione si  vendndodhjen e një personi, fotografi apo mesazhe, shkruan Independent, transmeton Indeksonline.

Kompania është tashmë e njohur për një program, i cili përdoret nga agjencitë e inteligjencës për të marrë të dhëna private nga smartphone-et e njerëzve.

Amazon tha se nuk ka gjetur asnjë dëshmi të softuerit brenda sistemeve të tij, Facebook tha se ishte në shqyrtim të këtyre pretendimeve, ndërsa Microsoft i kërkoi përdoruesve të “ruanin një pajisje të shëndetshme”. Google nuk pranoi të komentojë, por Apple pranoi se ishte e mundur që  mjeti i NSO mund të punonte në disa pajisje të infektuara

.Në 2018, NSO u akuzua për vendosjen e spyëare në smartphone të gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi, megjithëse firma izraelite mohon akuzat.

Sipas një padie të paraqitur nga një mik i Khashoggi, Arabia përdorte softuerin e NSO për të bllokuar telefonin e kolumnistit të Ëashington Post  dhe për të kapur thirrjet dhe mesazhet e tij./Indeksonline/.