23:57 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Prezantimi dhe Debutimi i Marchisios te skuadra e re

Pas nënshkrimit të tij të papritur për Zenit Shën Petersburg , italiani Claudio Marchisio ka pasur prezantimin e tij të dielën si një lojtar i ri i klubit rus.

Zenit ka fituar ndeshjen miqësore kundër Kairat Almaty për të prezantuar edhe nënshkrimin e fundit, shkruan indeksonline.

Marchisio ka hyrë në fushë përpara se të fillojë ndeshja dhe u ka treguar tifozëve të tij të ri fanellën me numrin ’10’ që tani do të mbaj te Zeniti. Italiani mori brohoritjen e ndjekësve që ishin në stadium dhe këngë të përkushtuara në nder të tij.

Pas prezantimit të tij publik, Marchisio luajti minutat e para me Zenit . Mesfushori ka hyrë në minutën 82 duke zëvendësuar argjentinasin Matias Krannevitter dhe ka luajtur në pjesën e fundit të lojës, e cila përfundoi me fitoren e Zenit (1-0) falë një goli nga Driussi. /IndeksOnline/