09:54 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

U largua javën e kaluar nga Juventusi, Marchisio bëhet gati për skuadrën e re

Ish-mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio raportohet se do të kalojë te Monaco si lojtar i lirë këtë mbrëmje.

32-vjeçari e shkëputi kontratën e tij me marrëveshje të përbashkët javën e kaluar, duke i befasuar tifozët.

I lindur në Torino dhe i zhvilluar si lojtar te Juventusi, ai e kaloi gjithë karrierën e tij te ”Zonja e Vjetër, transmeton IndeksOnline.

Atij i ishte treguar se nuk e ka të sigurtë vendin në formacionin bazë, kështu që Marchisio preferoi të largohej dhe ta vazhdojë karrierën diku tjetër.

Disa klube janë vënë pas tij, përfshirë këtu Montreal Impact, Nice dhe Paris Saint-Germain.

Por, mediat dje shkruan se Marchisio është në Monte Carlo i gatshëm të nënshkruajë kontratë me Monacon.

Në anën tjetër, gruaja e Marchsios ka postuar një mesazh befasues në rrjetet sociale mbrëmë: ”Është më mirë të mungosh se sa të tolerohesh”./IndeksOnline/