21:08 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Pas largimit nga Juventusi, Claudio Marchisio nënshkruan me klubin e ri

Ish-ylli i Juventusit, Claudio Marchisio zyrtarisht ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me Zenit St Petersburg.

32-vjeçari ishte lojtar i lirë pasi e shkëputi kontratën me ”Zonjën e Vjetër” në një marrëveshje të përbashkët.

Zeniti garon në Europa League këtë sezon, teksa në grupin C do të përballet me Kopenhagen, Bordeaux dhe Slavia Prague.

Reprezentuesi italian është nga Torino dhe ka luajtur për shumë vite në Juvetus që nga koha e tij si tinejxher, transmeton IndeksOnline.

Ai ishte vetëm një sezon jashtë Juventusit – i huazuar te Empoli në sezonin, 2007/08.

Marchisio ka qenë i lidhur me disa klube jashtë Italisë – duke përfshirë këtu Monacon, PSG, Nicen dhe klubin amerikan, Montreal Impact.

Klubi rus ka pasur edhe në të kaluarën disa lojtarë italian, duke vequar Dominico Criscito, teksa edhe dy trajnerët paraprak të tyre ishin italianë – Roberto Mancini dhe Luciano Spalletti./IndeksOnline/