07:04 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Prezantohet anketa me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave

Demokraci Plus (D+) dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike sot shpalosin rezultatet e anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave.

Kjo anketë ka mbledhur të dhëna mbi përvojat e qytetarëve dhe avokatëve me shërbimet që kanë të bëjnë me qasjen në informata, efikasitetin, gjuhën e përdorur dhe shkallën e korrupsionit.

Pjesëmarrës të kësaj tryeze do të jenë përfaqësues të USAID në Kosovë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), kryetarë të gjykatave themelore, avokatë, pjesëtarë të organizatave të shoqërisë civile etj.

Ky aktivitet mbahet në ora 10:00 në Hotel “Sirius” në Prishtinë.