75 Mall Live Search
13:47 / E Premte, 18 Shkurt 2022 / B O

Prezantohet “bisha” e re e Mercedes, W13 që pritet të bëjë garë të nxehtë

Mercedes ka prezantuar formulën e re “W13” për sezonin e ri. “Bisha” e re e skuderisë së famshme do të debutojë në pistë në Silverstone të premten. Mercedes ë13 është formula e tetë që do të zbulohet zyrtarisht përpara sezonit të ri.

Mercedes i është rikthyer ngjyrës së tij klasike të argjendtë për vitin 2022, pasi garoi me një dizajn të zi për dy vitet e fundit.

2022 shënon fillimin e një epoke të re teknike për F1 pas një rishkrimi të rregullores që synon të prodhojë gara më të mira, duke çuar në një ndryshim të rëndësishëm në dizajnin aerodinamik të makinave.

Mercedes do të hyjë në sezonin e ri duke kërkuar të vazhdojë serinë e tij prej tetë titujsh radhazi.

Sezoni i ri i “Formula 1” fillon më 20 mars në Bahrain dhe do të transmetohet në platformën “Artmotion”.