75 Mall Live Search
12:07 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Prezantohet edhe Diego Costa: Më në fund do të luaj! (Foto)

Skuadra e Atletico Madrid ka prezantuar edhe sulmuesin spanjoll, Diego Costan.

Klubi spanjoll sot është liruar nga dënimi i FIFA-së, kështu ka vendosur menjëherë t’i prezantoj dy blerjet e afatit veror, Costan dhe Vitolon, shkruan IndeksOnline.

“Më në fund do të luaj. Jam i lumtur që klubi kërkoi me çdo kusht rikthimin tim këtu. Faleminderit”, ka thënë Costa.

Ish-futbollisti i Chelseat dhe ai i Sevillas, Vitolo do të kenë të drejtë të luajnë nga muaji janar, me 3 kundër Lleidas për Kupa Del Rey, apo me 6 janar kundër Getafes, e vlefshme për La Ligan./IndeksOnline/