Prezantohet seria e re e Samsung Galaxy S23, këto janë çmimet dhe detajet e tjera

Gjiganti i telefonave të mençur Samsung, ka prezantuar serin e re të tre modeleve të gamës, Galaxy S23, S23 Plus dhe S23 Ultra.
Samsung ka konfirmuar se çmimet për serinë Galaxy S23 do të mbeten të pandryshuara në Shtetet e Bashkuara. Me fjalë të thjeshta, kjo do të thotë se do të kushtojë njësoj si seria Galaxy S22. Ja çfarë do të paguani për Galaxy S23 Ultra :
- 8 GB RAM + 256 GB hapësirë ruajtëse: 1,199 dollarë
- 12 GB RAM + 256 GB hapësirë ruajtëse: 1,299 dollarë
- 12 GB RAM + 512 GB hapësirë ruajtëse: 1,399 dollarë
- 12 GB RAM + 1 TB memorie: TBA
Galaxy S23+ ka çmimin si më poshtë:
- 8 GB RAM + 256 GB hapësirë ruajtëse: 1,049 dollarë
- 8 GB RAM + 512 GB memorie: TBA
Galaxy S23 :
- 8 GB RAM + 128 GB hapësirë ruajtëse: 799 dollarë
- 8 GB RAM + 256 GB hapësirë ruajtëse: 849 dollarë
- 8 GB RAM + 512 GB memorie: TBA
Çmimet janë rritur në Mbretërinë e Bashkuar. Galaxy S23 Ultra me 1 TB, 512 GB dhe 256 GB kushton respektivisht 1,599, 1,399 dhe 1,299 £. Galaxy S23+ me 512 GB dhe 256 GB kushton 1,149 dhe 1,049 £ ndërsa Galaxy S23 256 GB dhe 128 GB kushton 899 £ dhe 849 £ respektivisht.
Galaxy S23 Ultra ka katër kamera mbrapa dërsa S23 dhe S23 Plus janë më të rrumbullakosura në dizajn me nga një kamerë më pak secila.

Kamera e Galaxy S23 Ultra do të ketë rezolucion 200 megapikselë , e cila është afërsisht dyfishi i rezolucionit të sensorit 108 megapikselë që ishte në modelin e kaluar S22 Ultra./Indeksonline/

