14:07 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Prezantohet trajneri i ri i Realit, këto janë fjalët e tij të para

Pas një ecurie të dobët rezultatesh, Real Madridi mbrëmë vendosi që ta shkarkojë trajnerin, Julen Lopetegui.

Në vend të tij, përkohësisht, Real Madridi emëroi Santiago Solarin.

Dhe para pak çastesh, përfundoi konferenca e parë për shtyp dhe prezantimi i tij si trajner i ri i Real Madridit.

Solari në mes të tjerash është pyetur edhe për Zinedine Zidane, i cili tha se legjendë e klubit, transmeton IndeksOnline.

”Zidane është njëri prej më të mirëve në histori dhe ne nuk mund ta krahasojmë veten me të”.

”Vazhdimësia e jetës është sikur kjo punë. Çdo gjë mund të ndryshojë shumë shpejt. E rëndësishme është që ne të punojmë”.

”A do të luajë Vinicius më shumë? Ai është një lojtar tjetër i skuadrës së parë, ashtu sikur të tjerët”.

”Të punoj me Real Madridin është një mundësi e mrekullueshme. Ideja është që të shkojmë në Melila dhe të luajmë me kurajo dhe krenari”.

”Ky është një moment delikat, por unë jam këtu t’i fitojmë ndeshjet, kjo është e thjeshtë”, tha Solari./IndeksOnline/