19:34 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / Blerim

Prezantuesja shqiptare e sportit, infektohet me COVID

Një tjetër person publik është infektuar nga Covid-19.

Kësaj here është fjala për bukuroshen Lei Kraja, e cila ndodhet e karantinuar në shtëpinë e saj.

Ka qenë vet ajo e cila e ka bërë lajmin të ditur për ndjekësit e saj në llogarinë e Instagramit.

Lei ka ndarë momente që po kalon në shtëpi dhe duket se gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar.