09:23 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Princi Harry dhe Meghan duan që djali i tyre të jetë një ‘qytetar global’

Princi Harry dhe Meghan mund të aplikojnë për djalin e tyre të porsalindur që të ketë pasaportë britanike dhe amerikane.

Burime të brendshme mbretërore kanë thënë se Duka dhe Dukesha duan që fëmija e tyre të rritet si një qytetar global, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Fëmija i porsalindur ka të drejtë të ketë një pasaportë të SHBA-së, sepse dukesha ka lindur në Los Anxhelos dhe ende është një qytetare amerikane.

Prindërit e tij së pari duhet të aplikojnë për shtetësinë amerikane në emër të tij./Indeksonline/