12:32 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / OSH

“Princi Harry duhet ta kishte përgatitur më mirë Meghan Markle për jetën mbretërore”

Princi Harry, 36 vjeç, ‘duhet të kishte përgatitur Meghan Markle, 39 vjeç, më mirë për jetën mbretërore. Kështu ka thënë eksperti Robert Jobson, i cili ka shtuar tutje se Princi Harry ‘dëshironte të merrte tortën e tij dhe ta hante’ me Meghan, shkruan Daily Mail, transmeton IndeksOnline.

Duka, 36 vjeç dhe Dukesha e Sussex , 39vjeçare, aktualisht po jetojnë në rezidencën e tyre 14 milion dollarëshe në Kaliforni me djalin e tyre Archie, pasi ishin larguar nga detyra mbretërore në Mars të vitit të kaluar.

Robert Jobson, i cili shkruajti biografinë Shekulli i Princit Philip, ka thënë se Megxit është kryesisht faji i Princit Harry që nuk e përgatiti siç duhet Meghan për jetën në familjen mbretërore , duke i thënë Page Six : ‘Ai nuk është djali më i mprehtë, por mbase ai nuk donte të shpjegoje.

“Është punë e vështirë të jesh anëtar i familjes mbretërore. Njerëzit mendojnë se nuk është por është. Nuk është magjepsëse dhe mbase ajo nuk e donte aspak atë”, thotë ai tutje.