10:33 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Prindër keni kujdes, ky lloj i djepit është duke vrarë foshnjat

Një kompani e luhatëseve për fëmijë ka tërhequr nga tregu rreth 5 milion shtrat të foshnjave të premten, pasi më shumë se 30 foshnja kanë vdekur në to gjatë një periudhe 10-vjeçare, transmeton Indeksonline.

Komisioni Amerikan i Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit tha se kushdo që bleu një luhatësen nga  Fisher-Price Rock ‘n Play duhet të ndalojë përdorimin e tij menjëherë dhe të kontaktoj kompaninë për rimbursim. Këto luhatëse, të cilat përdoren për të vënë foshnjat në gjumë, janë djepe të buta të mbushura që dridhen.

Në një artikull këtë javë, Raportet e Konsumatorëve zbuluan se disa prej foshnjave vdiqën nga mbytja.

Një paralajmërim për sigurinë u lëshua javën e kaluar, por Akademia Amerikane e Pediatrisë i kërkoi Fisher-Price dhe CPSC të tërheqin nga tregu duke i quajtur “vdekjeprurëse”.

Në një deklaratë të premten, Fisher-Price tha se qëndronte pas për  sigurinë e produkteve të saj dhe tha se ajo do të tërheq vullnetarisht produktet “për shkak të incidenteve të raportuara në të cilat produkti është përdorur në kundërshtim me paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë”.

Nga tregu janë tërhequr rreth 5 milionë luhatëse, të cilat shiten për nga 40 deri në 149 dollarë që nga viti 2009. /Indeksonline/