14:18 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Prindërit e Rita Orës tashmë kanë arritur në Kosovë (Foto)

10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës do të mbahet mend gjatë, jo vetëm që shënon dekadën e parë, por edhe se në koncertin festiv do të performoi këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Tashmë përgatitjet kanë nisur dhe pritet vetëm ardhja e Ritës, shkruan Indeksonline.

Por janë prindërit ata që kanë ardhur më herët në kryeqytet, madje ata ishin mbrëmë të pranishëm në koncertin me rastin e 50 vjetorit të karrierës të Sabri Fejzullahut.

Prindërit e Ritës, janë fotografuar edhe me bilbilin e këngës shqipe Nexhmije Pagarusha e Sabri Fejzullahun./Indeksonline/