11:24 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rrah prindërit dhe shkatërron shtëpinë, dërgohet në psikiatri për gjysmë viti

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, i cili pasi kishte rrahur prindërit, është dërguar në psikiatri.

“I dyshuar mashkull K-Shqiptar ka sulmuar fizikisht prindërit e tij si dhe ka demoluar shtëpinë. I dyshuari është arrestuar nga policia pasi i njëjti kishte aktvendim nga gjykata që të dërgohet në spitalin psikiatrik për shërim në periudhë gjashtë mujore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës. /Indeksonline/