16:11 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Prishtina blindon dy talentët e skuadrës

Skuadra e Prishtinës gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontrata profesionale me dy talentët të cilët vijn nga shkolla e futbollit të Prishtinës.

Pas Ermal Vitisë, sot kanë nënshkruar kontrata dyvjeçare edhe dy të rinjtë, sulmuesi Dhurim Zhuri dhe mbrojtësi, Erdin Dushi, njofton klubi i Prishtinës.

Dhurim Zhuri

Dhurim Zhuri, 17 vjeç, i lindur në Gjakovë më 20.09.2002, pas nënshkrimit të kontratë, tha: “Pas dy vite e gjysmë me gjeneratat e reja, klubi duke më promovuar me kontratë profesionale më ka çmuar shumë dhe shpresoj që t’ua shpërblej me angazhim maksimal. Është ndjenjë e papërshkrueshme, është nder dhe privilegj të jem pjesë e ekipit të parë të Prishtinës, klubit më të madh në Kosovë. Është kryetrajneri Armend Dallku që së bashku me trajnerët e gjeneratave të reja dhe pastaj duke punuar me trajnerin Dallku te juniorët, na ka parë dhe na ka sjell në ekipin e parë duke na vlerësuar dhe shpresoj shumë nuk ka gabuar.

Erdin Dushi

Erdin Dushi, 17 vjeç, i lindur në Vushtrri më 07.10.2002, theksoi: “Në FC Prishtina, në shkollën e futbollit jam nga viti 2018 dhe pas dy vitesh më ofruan kontratë profesionale. Kjo do të thotë jashtëzakonisht shumë për mua që klubi më i madh në vend me vlerëson duke më promovuar në profesionalizëm. Do të jap maksimumin që në çdo aspekt t’i ndihmoj skuadrës drejt sukseseve. Ne kemi stërvitur së pari me trajnerin Dallku te juniorët, pastaj kur mori ekipin e parë na mori edhe neve për çka i jam jashtëzakonisht mirënjohës dhe uroj t’ia shpërblej me punën në fushën e blertë.