14:48 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Prishtina e bllokuar dhe kërcënuar, ministri në drekë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa vazhdon që të mos e arsyetoj pozitën e tij.

Në kohën kur rruga kryesore e Prishtinës ishte e bllokuar për shkak të një kërcënimi me bombë, ministri i MPB-së bashkë me stafin e tij zgjedhi një nga restorantet e kryeqytetit që të drekonte.

Madje, Indeksonline e ka përcjellur kohën se sa ka qëndruar ministri në drekë e cila ishte më shumë se një orë.

Ata zgjodhën drekën në kohën kur pikërisht Prishtina ishte e bllokuar pas paralajmërimeve për bombë në dy vende të ndryshme.

Të pispillosur në veshje zyrtare, Mustafa me stafin e tij janë rikthyer në punë në orën 13:45.

Poashtu, Ministria e Ekrem Mustafës ka kohë që nuk po arrin të kalojë procedurat tenderuese për furnizim me letra për çertifikata të lindjes e letërnjoftime, për çka po krijohen hollovi e pakënaqësi të mëdha në shumë komuna të Kosovës./Indeksonline/