23:06 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Prishtina e fillon “frikshëm” sezonin e ri në Superligë

Që në xhiron e parë, me dallimin të madh në pikë, Prishtina ka përfunduar në vend të parë të klasikfiimit në Superligë.

Me 31 pikë dallim ndaj Trepçës në një tore prej 108-77, bardhekaltërit kanë treguar se janë tepër të fuqishëm për Superligën aktuale në këtë gjendje, ndërsa në ndeshjen ku secili lojtar bardhekaltër ka pasur minutazhë në lojë, 5 e kanë përfunduar takimin me pikë dyshifrore.

Loja e Trepçës ka treguar se mitrovicasit do të jenë për të gjithë të tjerët në Superligë arrë e fortë.

Te Prishtina sonte më të dalluarit kanë qenë: Khalid Boukichou me 18 pikë, 5 kërcime e 1 bllokadë dhe Divine Myles me 16 pikë, 3 asistime, 3 kërcime e 4 topa të rrëmbyer.

Te Trepça, amerikanët e rinj në ekip kanë kryer punën më të madhe. Dwane Miner me 24 pikë, 7 kërcime e 3 topa të rrëmbyer ka qenë më efikasi, ndërsa Desmond Gattis ka kontribuuar me 17 pikë, 7 kërcime e 3 topa të rrëmbyer në takim.