14:23 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Prishtina e nis mirë sezonin pranveror, mposht Llapin

Skuadra e Prishtinës e ka nisur në mënyrë të përkryer sezonin pranveror të Superligës së Kosovës.

Prishtinasit mposhtën Llapin 2 me 0 në xhiron e 19’të, shkruan IndeksOnline.

Golat për ekipin e Prishtinës i shënuan: Bezhovic dhe Sinani (autogol).

Me këtë fitore, Prishtina ngritët në pozitën e parë me 35 pikë, një më shumë se Llapi (34)./IndeksOnline/