08:51 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Prishtina ende nuk është dekoruar për festat e fundvitit

Edhe pse festat e fundvitit po ofrohen, Prishtina ende nuk është dekoruar.

Adonis Tahiri, zëdhënës i komunës së Prishtinës i ka thënë RTK-së se kanë përfunduar procedurat e tenderimit, është përzgjedhur kompania por për shkak se kompania e dytë ka bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, ky proces është vonuar. Sipas tij, tashmë varet se kur OSHP do të shqyrtojë ankesën.

Ai ka treguar se në sheshin “Zahir Pajaziti’, do të vendoset tregu i fundvitit.