14:34 / E Shtunë, 24 Prill 2021 / Blerim

Prishtina favorit i madh përballë Dritës në ‘bastore’

Dueli kryesor i xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet në Gjilan, me ç’rast Drita e pret në shtëpi Prishtinën.

Megjithatë, ‘shtëpitë’ e basteve favorizojnë skuadrën kryeqytetase në masë të madhe në këtë takim, ani pse gjilanasit janë kampion aktual dhe lider në klasifikim.

Pra, sipas bastorëve, Drita e ka koeficientin për fitore, 4.20, barazimi është 3.60 ndërsa fitorja e Prishtinës është vetëm 1.66.

Shikoni kuotat për këtë ndeshje:


Dueli ndërmjet Dritës dhe Prishtinës do të zhvillohet të dielen me fillim nga ora 15:00./Sheshi/