75 Mall Live Search
21:17 / E Enjte, 28 Mars 2024 / Gj. Sh

Prishtina fiton ‘dramën’ ndaj Beslidhjes dhe siguron gjysmëfinalen e Ligës Unike

Sigal Prishtina është skuadra e fundit e cila ka siguruar gjysmëfinalen e Ligës Unike.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës, në çerekfinale arriti ta mposht me shumë vështirësi skuadrën e Beslidhjes, me rezultat 80-79, shkruan IndeksOnline.

Fitoren Prishtinës ia siguroi Donte Clark, i cili shënoi për tre pikë kur kishin mbetur edhe 12.5 sekonda lojë, i cili me këto tre pikë i dha epërsinë skuadrës së tij.

Diamond Stone ishte basketbollisti më i dalluar te prishtina me 26 pikë, i ndjekur nga Donte Clark me 23 sosh., kurse te skuadra e Beslidhjës, më i dallauari ishte ulian Hamati me 24 pikë.

Në gjysmëmfinale, Prishtina do të luaj kundër Trepçës, ndeshje kjo e cila zhvillohet ditën e nesërme, në Vlorë, aty ku po mbahet “Final 8” i Ligës Unike./IndeksOnline/