15:54 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Prishtina fiton falë dy golave të Korenicës, ngushton diferencën në dy pikë me Feronikelin

Prishtina ka mposhtur 2-0 Ballkanin e Suharekës, në ndeshjen e javës së 24-të.

Meriton Korenica ishte njeriu i ndeshjes me dy gola të realizuar në pjesën e dytë.

Fillimisht në minutën e 71-të shënoi nga gjujtja e lirë një super gol, pastaj 15 minuta më vonë Korenica shndërroi në gol asistimin e Ergyn Ahmetit.

Me këtë fitore Prishtina rikthehet në vendin e 2-të me 53 pikë, 2 më pak se Feronikeli.

Lideri i Superligës do të luaj nga ora 17:00 në Prishtinë kundër Flamurtarit. /Indeksonline/