08:32 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Prishtina gati për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit

Skuadra më e suksesshme në basketbollin vendor, Z Mobile Prishtina të mërkuren do të luaj ndeshjen më të rëndësishme të sezonit kundër Pinar Karsiyaka në FIBA Europe Cup.

Ky duel do të vendos për fatin e “bardhë e kaltërve” në këtë garë. Fitorja eventuale e kualifikon Prishtinën në play off, përkatësisht në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Ndeshja Z Mobile Prishtina v Pinar Karsiyaka zhvillohet të mërkuren nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. /Indeksonline/