17:28 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Prishtina me qendër të qëndrimit ditor për persona me dëmtime intelektuale

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se janë bërë me qendër të qëndrimit ditor për persona me dëmtime intelektuale.

Këtë lajm e ka dhënë drejtori i Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj.

Statusi i plotë i tij:

PRISHTINA ME QENDËR TË QËNDRIMIT DITOR PËR PERSONA ME DËMTIME INTELEKTUALE

Sot ka qenë një prej ditëve më të lumtura kur së bashku me Kryetarin Shpend A. Ahmeti ishim për të parë hapësirat ku do bëhet qendra e qëndrimit ditor për persona me probleme mendore. Kjo qendër do menaxhohet nga Klub House Dëshira e udhëhequr nga Dr. Nusret Shillova, e cila organizatë tash e gati se 20 vjet me shumë vështirësi i ka qëndruar pranë këtij komuniteti. Qendra do renovohet dhe shumë shpejt do jetë në shërbim të këtij komuniteti.

Ju faleminderit. Urime dhe e gëzofshi! ❤️