15:27 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Prishtina mposhtë Feronikelin, ”rrëmben” vendin e parë

Ka përfunduar ndeshja në Drenas mes Feronikelit dhe Prishtinës.

Ndeshja e mbetur e javës së dhjetë në Superligën e Kosovës, e zhvilluar në ”Rexhep Rexhepi”, i ka takuar Prishtinës.

Skuadra e Mirel Josës e ka fituar takimin me rezultat, 1-0, transmeton IndeksOnline.

Golin e vetëm dhe të fitores për Prishtinën e shënoi Mario Morina në minutën e 57-të pas një asistimi nga Khalid.

Në këtë ndeshje, Prishtina luajti nga minuta e 63-të pa Diar Miftarajn, i cili u ndëshkua me të kuq, teksa pas protestave, edhe Arbër Prekazi i Feronikelit u përjashtua.

Image may contain: one or more people, people playing sports and outdoor

Nga ana tjetër, Ferizaj mposhti KEK-un në Obilig, në stadiumin, ”Agron Rama”. Golin për vendasit e shënoi Rilind Nimani, teksa për mysafirët shënoi Dren Gashi dhe Ervin Kaçar./IndeksOnline/