16:42 / E Premte, 22 Shtator 2023 / Gj. Sh

Prishtina ndan rrugët me Devoe Joseph

Klubi Basketbolli Prishtina, ka njoftuar se ka ndarë rrugët me basketbollistin amerikan Devoe Joseph.

Sipas njoftimit të klubit, Joseph ka kërkuar që përfundimisht nga basketbolli kosovar, kjo për shkak të dukurive negative që po ndodhin dhe mosmbrojtja nga ato.

“KB Prishtina e ka pranuar kërkesën e tij me ç’rast me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me lojtarin.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/