10:22 / E Enjte, 29 Korrik 2021 / C E

Prishtina nderon Kampionet Olimpike, Krenarë me çikat tona!

Xhudistet e Kosovës do të kthehen me dy medalje të arta nga Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Tokio të Japonisë.

Fillimisht Distria Krasniqi e më pas edhe Nora Gjakova ngritën më së larti flamurin e Kosovës.

Në Prishtinë po bëhen përgatitjet për t’i pritur sa më mirë Kampionet.

Në një televizion reklamash në kryeqytet tashmë janë vendosur fotografitë e tyre me mbishkrimin “Krenarë me çikat tona”. /IndeksOnline/