23:35 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / OSH

Prishtina në hall me energji elektrike, Ahmeti: Nuk po e mban rrjeti

Kryeqyteti i Kosovës gjatë ditës së sotme është parballur me problem të mëdha të shkak të mungesës së energjisë elektrike në disa lagje.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se KEDS disa herë pasi e kanë lëshuar rrymën nuk po e mban rrjeti, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa, shtoi se KOST nuk ka mundur ta rregullojë, ndërsa KEDS po punon ende.

“Sipas informatave nga KEDS disa herë pasi e kanë lëshuar rrymën nuk po e mban rrjeti. KOST nuk ka mundur ta rregullojë, ndërsa KEDS po punon në një lidhje alternative dhe gjithmonë sipas KEDS rryma do të lëshohet shpejtë”, tha ai./IndeksOnline/