13:53 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Prishtina nënshkruan me birin e legjendës së klubit, lojtarin e MLS të Amerikës

Edmond Max Rugova është lojtari më i ri i FC Prishtinës. I riu 19- vjeçar është i biri i ish-lojtarit të Prishtinës, Edmond Rugova, i cili ishte edhe drejtor i klubit dhe seleksionues i Kosovës.

Edmondi ka lindur në Kansas të SHBA-së, i cili ka a luajtur në Sporting Kansas City dhe në U19 të Nurnberg më 2018/19 duke zhvilluar 16 ndeshje duke shënuar 1 gol.

Max ka qenë i grumbulluar edhe me U19 të Kosovës.

19- vjeçari mund të jetë e ardhme e ndritur e klubit të babait të tij, duhet durim, përkushtim dhe punë maksimale që një ditë, të paktën, të përsërisë suksesin e babait.

“Jam shumë krenar që do të jem pjesë e Prishtinës. Gjithmonë kam pasur dëshirë të isha në Prishtinë, sepse e di historinë e klubit ku ka luajtur babai im dhe e përsëris, kjo më bën krenar”.

“Nuk dua të flas shumë për vete, megjithëse mendoj se jam shumë kreativ, duke e dashuruar driblimin dhe dëshirën, sidomos për asiste”.

“Ka disa ditë jam me skuadrën, e njoh tashmë ekipin, ka një trajner të respektueshëm dhe kam krijuar besimin se ky ekip mund ta fitojë titullin dhe shpresoj shumë ta mposht edhe konkurrencën e madhe brenda skuadrës që edhe unë të mund të kontribuoj për suksesin e ekipit”, ka thënë Max Rugova./Indeksonline/