15:33 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Prishtina njësoj si Vushtrria miqësore, ofron ushqim për qentë

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina tani e tutje do të jetë më e dashur për qentë, shkruan IndeksOnline.

Sot është përuruar projekti ““Pikat ushqyese për qentë endacak”, ku mund të ushqehen në 5 loakle të ndryshme në qytet.

Ndonëse në njoftim thuhet se Prishina është “bërë Komuna e parë në Kosovë e rajon për po aplikimin e pratikave humane dhe ligjore në favor të respektimit të mirëqenies së qenëve enacakë”, kjo nuk qëndron.

Pasi që gjatë ditës së djeshme në Vushtrri është bërë përurimi i njejtë, i financuar nga OJQ ndërkombëtare Straycoco.

Pikat ushqyese në këtë fazë gjenden në 5 lokacione në qytet: Mati 1, Rruga C, Termokos/Termokiss, Bërnicë e Epërme dhe Stacioni i Autobusëve.

Postimi i plotë i komunës së Prishtinës:

Sot përuruam projektin “Pikat ushqyese për qentë endacak” duke u bërë Komuna e parë në Kosovë e rajon për po aplikimin e pratikave humane dhe ligjore në favor të respektimit të mirëqenies së qenëve enacakë.

Projekti ka filluar me 5 pika/stacione pilotuese të “pikave ushqyese” për qentë endacak, së bashku me njerëz të vullnetit të mirë (Poppins) dhe që kanë ndihmuar që ky problem të zgjidhet sistematikisht në mënyrë institucionale.

Pikat ushqyese në këtë fazë gjenden në 5 lokacione në qytet: Mati 1, Rruga C, Termokos/Termokiss, Bërnicë e Epërme dhe Stacioni i Autobusëve.

Në ndërkohë, jemi në proces për të ndërtuar qendrën për trajtim të përkohshëm për qenve endacak ku do të ofrohen shërbime si sterelizimi, kastrimi, vaksinmi kundër tërbimit, në mënyrë që edhe shëndeti publik të jëtë më i sigurt në Komunen tonë.