10:40 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Prishtina pa asnjë tifoz kundër Feronikelit

Të dielën nga ora 16:00, Prishtina është mysafir i Feronikelit në ndeshjen e xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje që do të përcaktoj fatin e titullit kampion të Kosovës luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, shkruan Indeksonline.

Ky impiant në ndërtim e sipër nuk i plotëson kushtet për dy tifozëri pasi ka vetëm një tribunë.

Prishtina në këtë ndeshje do të jetë pa asnjë shikues.

Për Indeksonline këtë e ka konfirmuar edhe një zyrtar i klubit të Feronikelit duke thënë që stadiumi nuk i plotëson kushtet për një tifozëri mysafire.

Kujtojmë se Feronikeli fiton titullin me fitore ose barazim derisa Prishtinës i kryen punë vetëm fitorja. /IndeksOnline/