13:49 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / G T

Prishtina po e “shkel” Trepçën ’89 pas pjesës së parë

Skuadra e Prishtinës është duke fituar me rezultatin e thellë 4:0 ndaj Trepçës ’89 në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Skuadra vendase qysh në minutën e 8’të hapi serinë e golave me Leutrim Kryeziun, shkruan Indeksonline

Pas disa minutave, klubi kryeqytetas shënoi për 2:0 me anë të Mujës. Kurse dy golat tjerë i shënuan: Pefqeli nga pika e bardhë e penalltisë dhe Hyseni.

Kujtojmë që ndeshja tjetër çerekfinale po zhvillohet mes Dukagjinit dhe Dritës në Klinë momentalisht është 0:0./Indeksonline/