11:58 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / OSH

Prishtina prezanton portierin e ri

Portieri me shtatin 191 cm, Ardit Nika, rikthehet në Prishtinë pas dy vjetësh qëndrim si portier i parë i Flamurtarit. Lajmi sapo është zyrtarizuar në skuadrën e kryeqytetit.

“Besoj shumë se jam duke bërë zgjidhjen e duhur me rikthimin tim te Prishtina. Besoj se mund t’i arrijë ambiciet të cilat i kam, që do të thotë se pretendoj që mos të lëviz nga skuadra. Kam besim të plotë se me angazhim maksimal do t’ia arrij të jem portier i parë i skuadrës. Jam i ri, koha është në favorin tim, jam në klubin e duhur, në klubin më të madh në vend dhe me mbetët të punoj shumë dhe të dëshmoj cilësitë që kam”, ka thënë Nika.