20:41 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Prishtina publikon çmimet e biletave për ndeshjen me Dritën

Të enjten nga ora 18:00 do të luhet derbi i Superligës, ku Prishtina e pret në “Fadil Vokrri” Dritën.

Skuadra nga Gjilani është kryesues aktual në tabelë do të ketë një provë të vështirë ndaj Plisave.

Prishtina ka publikuar çmimet e biletave që variojnë nga 3 deri në 10 euro.

Ky është njoftimi i tyre:

Çmimi i biletave nuk ndryshon nga përballjet tjera, varion nga 3 euro në tribunën lindore dhe tribunën veriore (për tifozët mysafir), 5 euro në tribunën perëndimore dhe 10 euro në VIP. Biletat dalin në shitje në ditën e ndeshjen dhe do të shiten përreth stadiumit dhe në disa lokacione tjera (iu njoftojmë me kohë)”.