10:35 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Prishtina rrezikon të mbetet pa ujë, shpërthen gypi

Në mengjesin e djeshëm ka shpërthyer sërish për të satën here gypi kryesor i ujësjellësit në rrugën “Demir Vitia” (ish rr. Edmond Hoxha”), tek Kacallarët, lagjja Dodona, në Prishtinë.

Uji me sasi te mëdha ka vërshuar rrugën dhe që nga furra e njohur “Rekord” e më tej lartë qytetarët kanë vështiresi të ecin për shkak të sasisë së madhe të ujit që po derdhet dhe ngricave të krijuara.

Gypi i ujësjellësit ka shpërthyer sërish si shkak i ngricave. Autoritetet e ujësjellesit Prishtina as dje (të hënën) e as sot (të martën) ende nuk kane ndërmarrë masa te evitojnë këtë shpërthim gypash./Indeksonline/